Zëvendëeskryeminitri i Kosovës, Besnik Bislimi ka fluturuar në Bruksel, ku këtë të enjte do të takohet me kryenegociatorin serb Petar Petkovic dhe të dërguarin e BE-së për negociatat për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Ky takim vjen si vijueshmëri e negociatave të nisura nga Gjermania, Italia, Franca dhe BE-ja më 26 tetor, ku u takuan veçmas kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, të cilëve u është ofruar nëj marrëveshje e re.