Top News – Rinia ‘e egër’ e Rrugës së Qumështit / Astronomja holandeze gërmon në ‘fosilet kozmike’
30/07/2026 13:58

Pasioni i Amina Helmit për Rrugën e Qumështit është i qartë sapo hyn në zyrën e saj në Universitetin e Groningenit, në veri të Holandës. Gërmimi në të shkuarën e Rrugës së Qumështit i ka dhënë kësaj astronomeje 55-vjeçare, me origjinë nga Argjentina, Çmimin Kavli, i njohur gjerësisht si Çmimi Nobel i astrofizikës. Helmi është një eksperte botërore në një fushë të njohur si arkeologjia galaktike, e cila synon të deshifrojë atë që i ka ndodhur galaktikës sonë në të kaluarën dhe të shohë një pamje të së ardhmes së saj duke përdorur yjet si "fosile kozmike". "Ne mund të masim, për shembull, sasinë e kimikateve në yje", thotë Helmi në një intervistë për AFP. "Kjo funksionon si një lloj ADN-je e një ylli në kuptimin që ato ruajnë informacionin se ku kanë lindur dhe në cilin mjedis." Stronomja nuk fiksohet pas një teleskopi por humbet mbi katalogë të dhënash që përmbajnë informacion të çmuar rreth yjeve. Misioni Gaia i Agjencisë Hapësinore Evropiane, i cili synonte të formonte një hartë tre-dimensionale të Rrugës së Qumështit, ishte një pikë kthese kyçe për kërkimin e saj. Të dhënat i lejuan Helmit dhe ekipit të saj të bashkonin ngjarjet që ndryshuan galaktikën tonë përgjithmonë. Rreth 10 miliardë vjet më parë, shumë kohë para se të lindte Dielli ynë dhe yjet që mund të shohim sot, një galaktikë xhuxhe, Gaia-Enceladus, u përplas me atë që në atë kohë ishte Rruga e Qumështit. Dy galaktikat u shkrinë dhe yjet që shohim tani janë pjesë e një aureole që rrethon galaktikën tonë. Yje të rinj u krijuan gjithashtu si pasojë e përplasjes kozmike, duke krijuar një disk të "fryrë" që është një tipar i Rrugës së Qumështit.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55