Qeveria vendosi të rikthejë bordin e transparencës për të mbajtur në kontroll çmimet e karburanteve, të cilat vijojnë të jenë të larta. Sipas ministres së ekonomisë, Delina Ibrahimaj qëllimi i vendimit për ringritjen e bordit lidhet kryesisht me mundësinë që krijohet për të aktivizuar mekanizmin e reduktimit të çmimit nëpërmjet uljes së akcizës.