Forcat e Azerbajxhanit dhe Armenisë shkëmbyen zjarr për disa orë përgjatë një pjese të tensionuar të kufirit të tyre. Ministritë e Mbrojtjes të të dyja vendeve akuzuan njëra-tjetrën për provokime. Të shtënat ndodhën në enklavën Nakskivan të Azerbajxhanit, e cila shtrihet midis Armenisë dhe Iranit. Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se një ushtar i saj u plagos, pasi forcat armene hapën zjarr, duke përdorur armë të kalibrave të ndryshëm në pozicionet e Azerbajxhanit. Ministria tha se forcat azerbajxhanase qëlluan për hakmarrje.