Pas disa ditësh pezullimi të sulmeve, në rajonin e Gjirit Persik kanë rifilluar goditjet nga Irani dhe Shtetet e Bashkuara. Ushtria amerikane, në koordinim me Arabinë Saudite, goditi pozicionet e milicive pro-iraniane në Irak. Komanda Qendrore amerikane (CENTCOM) bëri të ditur se bëhet fjalë për sulme precize ndaj disa depove logjistike dhe magazinave të armëve. SHBA-ja dhe Arabia Saudite e akuzuan milicinë pro-iraniane për më shumë se 30 sulme me dronë gjatë 72 orëve të fundit. Raportohet se grupi, emri i të cilit nuk u bë i ditur, ka vepruar me urdhër të Gardës Revolucionare iraniane.