Kryeministri Edi Rama së bashku me ambasadorin e BE-së dhe minstrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj, inspektuan këtë të martë punimet në shkollat “Gjokë Elezi” dhe “Demokracia” në Kurbin, të cilat po rindërtohen nga fondet e Bashkimit Europian. Gjatë inspektimit Rama tha se shkollat e shkatërruara nga tërmeti i 26-nëntorit po rilindin sërish, ndërsa theksoi se faza e parë e rindërtimit me fondet e qeverisë ka përfunduar dhe po vijon faza e dytë e e finacuar nga BE-ja.