Top News – Rindërtimi pas tërmetit/ Tiranë, projekt për një lagje të re
30/10/2020 13:47

Nisin punimet për lagjen e re të Tiranës, e cila do të ndërtohen nga themelet për 11 mijë banorë. Në ceremoninë e nisjes së punimeve tek lagjia “5 Maji” në Tiranë që njihet dhe si zona e “Bregut të Lumit” ka qenë Kryeministri Edi Rama, kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj. Veliaj u shpreh se të gjithë banorët që presin që të futen në shtëpitë e reja në këtë lagje, por dhe ata që nuk janë strehuar ende do marrin çdo muaj bonusin e qirasë. “Dua të falënderoj të gjitha ata që e kanë bërë të mundur, nga Kryeministri, ministri për Rindërtimin dhe të gjithë atyre që kanë punuar për këtë lagje. Deri në momentin kur të mbarojë rindërtimi në këtë kantier ne do të paguajmë kokërr më kokërr për të gjithë ata që po banojnë me qira”. Një mesazh e pati dhe për opozitën duke u kërkuar që ta lënë të punojnë, pasi siç tha ai akuzat nuk ndihmojnë askënd. “Për të gjithë ata që nuk bënë asnjë shkollë në Tiranë u them që të na lënë të punojmë. Për ata që nuk ndërtuan asnjë shtëpi, por menduan për të shtyrë vilat e tyre u them që të na lënë të punojmë”. I pranishëm ishte edhe kryeministri Rama, që tha se ajo cfarë po bëhet nuk është thjesht përgjigje për familjet që mbetën pa sghtëpi, por edhe një reagim ndaj krizës së shkaktuar nga fatkeqësia natyrore. “Procesi i rindërtimit hyn një fazë të re, pasi po çelet kantieri i parë i madh i kryeqytetit. Këto nuk janë thjesht përgjigje për familjet që humbën strehën nga tërmeti i 26 nëntor, por një reagim ndaj krizës së shkaktuar nga natyra në fuksion të së ardhmes. Çdo krizë është një mundësi e madhe. Kjo ishte një e keqe shumë e madhë për ato familje që humbën tragjikisht të afërmit dhe strehen, por e mira në këtë të keqë është se ne po ngrihemi më lart se përpara se të ndodhtë kjo tragjedi. Vendet e goditura nga tragjedia, do të jenë më të mira se para se të goditeshin nga tërmeti. Po ndërtojmë një qendër të re të Tiranës”.

Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43
Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57