Në zonën e Vorës, ku pati shumë pallate e banesa të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës ka nisur puna për ndërtimin e 8 pallateve të reja ku do të strehohen 107 famije që kanë mbetur pa banesë. Kryeminisri Edi Rama i shoqëruar nga ministri për rindërtimin Arben Ahmetaj dhe zyrtarë vendorë kanë inspektuar zonën për t’u njohur nga afër me projektet që do të vihen në zbatim.