Partia Demokratike ka rikthyer shqetësimin e saj tek gjendja ku mbetën qytetarët gjashtë vite pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin. Nëpërmjet një postimi të gjatë në Facebook, deputetja e PD Jorida Tabaku e cilësoi të gjithë menaxhimin ekonomik të rindërtimit si një oportunitet abuzimi për qeverinë socialiste. Ajo akuzoi qeverinë se tenderimet u kryen pa fonde në buxhet, duke fshehur kostot reale dhe duke i rritur artificialisht.