Kryeministri Edi Rama u prit nga homologu i tij, Donald Tusk në Poloni ku u mbajt konferenca për rindërtimin e Ukrainës, në prezencë të liderëve botërorë, përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare, bizneseve dhe organizatave të shoqërisë civile nga mbarë bota. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se nëse rindërtimi pret derisa të bjerë plumbi i fundit, atëherë do të jetë tepër vonë duke shtuar se qëndrimi i Shqipërisë është se Ukraina duhet ta sigurojë paqen me të njëjtën vendosmëri me të cilën po mbron lirinë e saj.