Kryeministri Edi Rama ka inspektuar në Durrës punimet për rindërtimin e pallateve të dëmtuara më shumë nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës. I shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, Rama tha se ka filluar puna për rindërtimin e 4 pallateve të para me dëmtime të rënda në nivelin DS4 dhe më pas zinxhiri do të vijojë me të tjerat. Kryeministri theksoi se është gati të finalizohet projekti për të realizuar Lungomaren e brendshme të Durrësit e këtë zonë ta rikthejnë në një pikë tërheqëse për pushuesit.