Javën e shkuar nisi ardhja e parë e grupeve të turizmit të organizuar në mënyrë më masive në bregdetin e Durrësit. Të enjten ishin charterat e parë me polakë teksa të shtunën ishin ata me nordikët që mbërritën pas dy vitesh mungesë për shkak të pandemisë. Në Aeroportin e Tiranës u ulën chartera nga Oslo, Norvegjia dhe Kopenhagen në total katër të tillë. Në vazhdim pritet që numri i charterave të vijë në rritje me turistë nga destinacione të ndryshme që vijnë të organizuar nga marrëveshjet e turoperatorëve shqiptarë me agjencitë e huaja.