Konkursi Ndërkombëtar për Rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve ka hyrë këtë të martë në fazën përfundimtare. Kryeministri Rama theksoi se ka ardhur koha për një transformim tërësor të Pallatit të Kongreseve, duke ruajtur identitetin e tij dhe duke e sjellë atë në standardet bashkëkohore të teknologjisë, funksionalitetit dhe cilësisë së hapësirave. Ai u ndal dhe tek aktiviteti i Korporatës Shqiptare të Investimeve.