Lulzim Basha u rizgjodh për herë të tretë në krye të Partisë Demokratike, pas atyre në 2017-n dhe në 2021-shin. Por, a e forcoi këtë parti rikthimi i Bashës? Zhvillimet që i paraprinë dhe pasuan rizgjedhjen e tij në procesin e 29 korrikut sugjerojnë që jo. Si fillim, anëtarësia u tkurr nga 75 mijë në 25 mijë dhe veç anëtarësisë, grupi i deputetëve që dolën nga sigla e PD-së në prill të 2021-shit, nga dy pjesë, me gjasë pas 29 korrikut do të jetë i ndarë në tresh.