Pas reshjeve intensive që përfshinë qytetin në orët e para të mëngjesit të së premtes, rrugët në Durrës u mbushën sërish me ujë, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve. Uji ka mbuluar pjesërisht korsitë e qarkullimit, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë detyruar të ecin me shpejtësi të reduktuar për të shmangur defektet apo aksidentet. Edhe këmbësorët janë përballur me vështirësi, veçanërishtnë kryqëzimet e rrugëve dhe disa kanë veshur çizmet. Pusetat, një pjesë të bllokuara, nuk kanë mundur të përballojnë sasinë e reshjeve brenda një kohe të shkurtër.