Top News – Rikthehet trafiku me gomone/ Gomonia menaxhohej nga pronari i hotelit
11/01/2021 11:04

Një gomone me 50 emigrantë në bord u shpëtua mesnatën e së premtes nga roja bregdetare shqiptare dhe italiane afër grykëderdhjes së lumit Vjosa. Sipas dëshmive të emigrantëve, gomonia u ça nga dallgët dhe për pasojë një pjesë e tyre, kryesisht nga Siria, Irani dhe Egjipti, morën djegie në lëkurë në pjesë të trupit nga benzina që përplasej nga presioni i dallgëve. “Zëri i Amerikës” shkruante dy ditë më parë se 14 emigrantë u dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë, sipas burimeve spitalore, ndërsa të tjerët morën ndihmë në spitalin e Vlorës dhe më pas u dërguan në mjediset policore. Mes tyre në Vlorë ndodheshin edhe katër gra dhe një fëmijë, ndërsa mes të lënduarve, që u dërguan në Tiranë, ishin edhe tre fëmijë të tjerë. Emigrantët kanë dëshmuar se paguan nga 2 mijë deri në 4 mijë dollarë te skafistët, që u kishin premtuar se do t’i dërgonin në Itali me jaht. Sipas burimeve policore, emigrantët njoftuan vet me telefon policinë e Vlorës dhe të Fierit, pasi kanë qëndruar gati tri orë në det të hapur në rrezik mbytjeje, ndërsa skafistët i kanë shpëtuar arrestimit nga Policia. Nëntë klandestinë të tjerë, të cilët do të dërgoheshin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme janë gjetur të strehuar në hotelin në pronësi të Fatos Dushës. Ai u arrestua mbrëmjen e se dieles në Tiranë, nën akuzën se kishte strehuar 50 sirianët e arrestuar dy ditë më parë në Vlorë, ndërsa gjatë kontrolleve në hotelin në pronësi të tij në Tiranë, u gjetën edhe 9 klandestinë të tjerë. 63-vjeçari akuzohet se ka strehuar në ambientet e hotelit në pronësi të tij, klandestinët e evakuuar në Vlorë.

Top Channel/ Takimi Trump–Putin, ukrainasit: Asnjë marrëveshje s’do ketë, do zvarritet deri….
12/08 17:24
Top News – Një i vdekur e 6 të plagosur. Bilanci i zjarreve në Gramsh, dëme të mëdha në bujqësi
12/08 17:14
Top Channel/ Nga tymi nuk duket asgjë! Flakët vijojnë me intensitet të lartë në Gramsh
12/08 16:53
Top Channel/ Nga tymi nuk duket asgjë! Flakët vijojnë me intensitet të lartë në Gramsh
12/08 16:39
Top Channel/ “Po vjen zjarri”, në luftë me flakët, aksioni i emergjencave në Gramsh
12/08 16:06
Top Channel/ Zjarret apokaliptike në Gramsh, mbërrin ministri Vengu
12/08 16:03
Edicioni Informativ, 12 Gusht 2025, Ora 15:00
12/08 15:37
Top Channel/ Kosova, 6 vrasje në 12 ditë. Pezullohen 4 policë për krimin në Gjilan
12/08 15:28
Top Channel/ Fluks kalimesh në Kakavijë. 20% më shumë lëvizje se një vit më parë
12/08 15:26
Top Channel/ Shifrat e turizmit në Shkodër. Rriten netëqëndrimet, Velipoja më e frekuentuara
12/08 15:23
Top Channel/ Spak, rrëzon Aulon Kalanë. Kandidati i opozitës, kallëzim për vjedhje votash
12/08 15:21
Top Channel/ Vapa, mjekët: Kujdes zemrën! Konsumoni sa më tepër ujë
12/08 15:18
Top Channel/ Temperaturat do bien të enjten/ Parashikimi i shërbimit meteorologjik Ushtarak
12/08 15:17
Top Channel/ Zjarret në Jug e Veri. Qetësohet”Syri i Kaltër”. Situata në Blerim të Fushë Arrëzit
12/08 15:12
Top Channel/ 1 viktimë dhe disa banorë të bllokuar! Digjen 4 fshatra, pamje apokaliptike nga Gramshi
12/08 14:53
Top News – Flakët e tymi mbulojnë Gramshin. Digjen katër fshatra, një i moshuar ndërron jetë
12/08 14:52
Top News- Përplasja për ambientet/ Gazetarët padisin në gjykatë kompaninë ‘Kayo’
12/08 14:44
Top News- Plagosi me thikë fqinjin/ Arrestohet 46-vjeçari, nuk gjendet arma e krimit
12/08 14:03
Top Channel/ Zjarri i madh Parkun Natyror të Munellës në Kukës, digjen pyjet
12/08 13:39
Top News – Flakët djegin fshatrat në Gramsh. Urdhër evakuimi masiv, dyshohet për persona të lënduar
12/08 13:34