Reshjet e dendura të shiut dhe dëborës janë rikthyer në vend, duke sjellë problematikat e para në disa zona. Përmbytje janë regjistruar në zonën e Obotit, në Shkodër, pas reshjeve intensive dhe rritjes së prurjeve në kaskadën e lumit Drin. Uji ka përfshirë kryesisht toka bujqësore, ndërsa kalimi në rrugën lidhëse të fshatit me aksin kryesor kalohet me vështirësi, pasi niveli i ujit arrin deri në 40–50 centimetra.