Ftohja e motit ka risjellë reshjet e dëborës në zonat malore, teksa ato të shiut kanë përfshirë të gjithë vendin. Sa i përket veriut, në Lëpushë dhe në Vermosh të Malësisë së Madhe trashësia e borës ka shkuar deri në 30 centimetra, teksa prej mbrëmjes së të shtunës, të dy zonat janë pa energji elektrike. Reshje bore ka patur dhe në Theth, zonat e Pukës dhe Fushë-Arrëzit, në Valbonë, si dhe në aksin Kukës-Bushtricë dhe Kukës-Ura e Zapodit, por pa shkaktuar probleme për banorët.