Top Channel/ Përmbytet i gjithë Durrësi, situatë alarmante. Nisin evakuimet
06/01/2026 20:04

Durrësi nën ujë. Reshjet e dendura të shiut në javën e parë të vitit të ri po e përballin komunitetin durrsak me vështirësi. Mësimi u pezullua, energjia elektrike u ndërpre, automjete ngecën në mes të rrugëve të kthyera në liqen, trotuare e qindra banesa të mbuluara nga uji. Qyteti bregdetar ka lagje të shumta të pakalueshme. Lëvizja është bllokuar e niveli i ujit mund të arrijë mbi 50 cm. “Kjo është hera e parë në këtë shkallë, se përmbytje ka pasur gjithmonë, po të zërë katet e para. Shiheni si është bërë”, shpreheht një qytetar. Uji nuk pushtuar vetëm rrugët në qytetin e Durrësit, por ka depërtuar edhe brenda banesave, sidomos në katet e para, si në këtë shtëpi ku ndodhem. Nga dhoma e gjumit, korridor, kuzhinë, dhoma e ndenjës, ku ende janë detajet e festimit të vitit të ri, por orenditë shtëpiake janë duke notuar. “Unë jetoj aty por ndodhem te vajzat në Itali. Qenka bërë katrahurë. Aty janë kursimet e një jete. Kam punuar 35 vite mjeke, edhe ky është shpërblimi që marr për 4 vite që dal në pension?! Edhe burri im që punon detrave edhe i kemi rritur fëmijët me sakrifica”, tha qytetarja. Dhimbjen ua lexon të gjithë banorëve, shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar. Momentet e para të përmbytjes janë përjetuar në errësirë, ku natën e kanë kaluar në frikë me rrobat e lagura, teksa akuzojnë për mungesën e ndihmës. “Që në tre të mëngjesit u zgjuam se u trembëm, shikojmë ne përmbytje. Fukara jemi po s’kemi ku shkojmë, të na japin ndihmë’, tha ai. Jo vetëm rreziku i jetëve njerëzore, por përmbytjet kanë shkaktuar edhe humbje shpendësh. Situata më e rënduar raportohet në zonat e Spitallës, Nishtullës dhe ish kënetës, ku banorët kanë improvizuar mënyra të ndryshme për të lëvizur. Problematika u raportua edhe në burgun e Durrësit. Kati i parë i institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale u mbush me ujë, që detyroi zhvendosjen e të paraburgosurve në pjesën tjetër të godinës, mes tyre edhe Erion Veliaj dhe Ilir Beqaj. Masa të cilat u mbikëqyren nga vetë ministri i Drejtësisë Intensiteti i lartë i reshjeve shkaktoi edhe rrëshqitje të dherave si dhe rrezik të shembjes të urave në zonat periferike. Ndërsa dhjetra familje janë evakuuar në shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Brendshme, deri në qetësimin e situatës.

Top Channel/ E bujshme, deputetin e fusin me forcë në Kuvend! Kaos në Kosovë, përplasje me policinë
05/10 23:51
Top Channel/ Aksident tragjik në Elbasan-Peqin, humb jetën në akisdent e moshuara
05/10 23:49
Top News- Vdes gruaja, plagosen shoferët! Përplasen makinat në aksin Peqin-Elbasan
05/10 22:45
Top News- Një viktimë e tre të plagosur, detaje nga aksidenti në aksin Peqin-Elbasan
05/10 22:31
Top News- 400 mijë lekë ryshfet/ SPAK në Elbasan, arrestohet administratori i inceneratorit
05/10 22:30
Top Channel/ Kaos në protestën në Kosovë, protestuesit i vendosin flakën koshave të mbeturinave
05/10 22:24
Top Channel/ Protesta në Kosovë, policia përdor gaz lotsjellës
05/10 22:23
Top Channel/ Agravohet situata e protestës në Kosovë, Ramush Haradinaj del të flasë me protestuesit
05/10 22:07
Top Channel/ Protesta në Kosovë, policia hedh ujin drejt protestuesve për shpërndarjen e tyre
05/10 21:59
Top Channel/ Agravohet protesta në Kosovë, protestuesit përplasen me policinë, arrestohet një person
05/10 21:58
Top Channel/ “Berisha, protesta është e jona”, protestuesit thirrje SPAK: Arresto të korruptuarit
05/10 21:51
Top Channel/ Protesta e thirrur nga Berisha, qytetari i përgjigjet: Largohu, nuk të duam
05/10 21:36
Top News- Skandal! Elisabeta Mataj vodhi pensionet, burri ‘gjobiste’ punëtorët, djali rreh policin
05/10 21:14
Top News- Protestuesit ngrenë në ajër deputetin, tentoi të largohej nga Kuvendi
05/10 20:57
Top Channel/ Aksident i rëndë në segmentin Peqin–Elbasan, ndërron jetë një pasagjere
05/10 20:15
Top News- Tymi mbulon Peqinin, flakët shkrumbojnë shkurre e barishte…
05/10 19:59
Top Channel/ Arrestohet për korrupsion burri i ish-drejtueses së Postës në Durrës
05/10 19:52
Top Channel/ Pensionet, kontributet shtesë. Qeveria shqyrton rillogaritjen për ata që punojnë ende
05/10 19:50
Top Channel/ Wendt takon kreun e SPAK e BKH, mesazhi i ambasadorit amerikan: Luftoni krimin!
05/10 19:40
Top News- Trump jep porositë për SPAK, ambasadori Wendt takim ‘kokë më kokë’ me Brahon
05/10 19:13