Në komisionin e posaçëm të reformës territoriale u rikthyen tensionet mes mazhorancës dhe opozitës. Dy bashkëkryetarët, Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi u përplasën gjatë dëgjesës me kryebashkiakët e qarkut të Beratit, që të gjithë të Partisë Socialiste. Tensionet u tejkaluan dhe seanca e dëgjesave vijoi. Ajo nxorri në pah se jo të gjithë socialistët mbështesin variantin e reduktimit të bashkive. Njëri prej atyre që kundërshtoi ishte Adriatik Zotkaj i Poliçanit.