Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në disa zona të vendit. Në Kolonjë, dhjetëra banorë të mbi 10 fshatrave kanë dalë në protestë në Qafëzez, pranë urës së Baba Selimit, duke bllokuar qarkullimin. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, pasi dëmtimi i urës nga shirat dhe përmbytjet e javës së kaluar i ka lënë të izoluar. Banorët raportojnë mungesë ushqimesh, medikamentesh dhe pamundësi për të transportuar bazën ushqimore për blegtorinë, ndërsa theksojnë se në disa fshatra ka të sëmurë që presin ndihmë urgjente.