Punonjësit federalë në Uashington dhe disa qytete të tjera filluan të mbajnë maska përsëri në punë pas një përhapjeje të variantit Delta të koronavirusit. Punonjësve të qeverisë iu është kërkuar të vaksinohen ose t'i nënshtrohen testimit të rregullt për virusin. Maskat u shfaqën menjëherë të enjten në godinat federale, përfshirë sallën e konferencave të shtypit në Shtëpinë e Bardhë, ku u kërkua madje që edhe të vaksinuarit të vinin maska.