Azerbajxhani ka nisur operacione anti terroriste në Nagorno Karabakh, një rajon ky që është nën kontrollin etnik armen, ku deri më tani 5 persona kanë mbetur të vdekur e dhjetra të tjerë kanë marrë lëndime. Qendra e informacionit të Karabakut bëri me dije se 15 nga personat e plagosur ishin civilë. Azerbajxhani u kërkoi grupeve të armatosura armene, të dorëzohen përndryshe do vijojnë operacionet anti terroriste deri në fund, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve duke cituar administratën presidenciale.