Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, Gianni Infantino zhvilloi një takim me shefin e Shtëpisë së bardhë, Donald Trump në një mbledhje të task forcës të administratës së këtij të fundit për Botërorin e vitit të ardhshëm. Në këtë mbledhje, presidenti amerikan foli edhe për Rusinë e cila për shkak të luftës së paprovokuar në Ukrainë është ndaluar të marrë pjesë ne turnetë e FIFA dhe UEFA dhe sipas rregullave aktualë ajo nuk do të mund të marrë pjesë në turneun që do të mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Kanada dhe Meksikë.