Top News-Rihapet hetimi për dosjen ‘Gërdeci’/SPAK regjistron procedim penal për Fatmir Mediun
28/10/2021 12:43

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar këtë të enjte ka marrë vendimin që të regjistrojë procedim penal për ish ministrin Fatmir Mediu, për cështjen e Gërdecit. Ky procedim penal sipas SPAK, është regjistruar për veprat penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak, në kuadër komandues. Gjykata e Posaçme e Apelit revokoi vendimin e vitit 2009 të Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes në ngarkim të ish-ministrit. Rihapja e kësaj cështjes pas 12 vitesh, erdhi si pasojë e kërkesës se herëpashershme të familjares Zamira Durda, fëmija e së cilës mbeti viktimë e shpërthimit të Gërdecit në vitin 2008. Durda kërkoi nga SPAK rihapjen e cështjes , pasi sipas saj ish-ministri Mediu nuk u hetua pasi u mbrojt nga imunteti që kishte dhe dosja u mbyll në vitin 2009. Pak muaj më parë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK i kërkoi gjykatës së lartë të nisë procesin e gjykimit për ish-ministrin e Mbrojtjes, Mediu në lidhje me shpërthimin e municioneve në fabrikën e demontimit në Gërdec, kërkesë e cila u rrëzua nga GJykata e Lartë. Shpërthimi në Gërdec ndodhi më 15 mars në vitin 2008 dhe nga shpërthimi humbën jetën të paktën 26 persona dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur. Tragjedia ndodhi në një "fabrikë" për demontimin e armëve.

Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43
Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57
Top Channel/ Nga mbledhja te Rruga e Durrësit tek djegia e kazanëve, çfarë ndodhi në Protestë dhe…
14/11 18:53
Top Channel/ Protesta në Tiranë, dy djem të vegjël pozojnë mbi një stol në mes të unazës, bllokohet…
14/11 18:11
Top Channel/ Protesta në Tiranë, policia blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit tentojnë…
14/11 18:04
Top Channel/ Protestuesit thyejnë tabelat në Tiranë, hedhin kapsollë dhe ngjiten mbi…
14/11 17:15
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, bllokohet unaza, protestuesit hedhin kapsolla dhe shkatërrojnë…
14/11 17:13
Top Channel/Protesta në Tiranë, policia dhe autobotet e ujit ndjekin nga pas protestuesit, digjen…
14/11 17:11
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë ‘Zogun e zi’, vazhdojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit
14/11 16:21
Top Channel/ Tensionet e para në protestë, i vënë flakën koshave të mbeturinave, policia nuk reagon
14/11 15:42
Top Channel/ Protesta kundër Ramës/ Sot është lajmëruar mbajtja e një tjetër tubimi proteste
14/11 15:37
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren
14/11 15:12