Autoritetet spanjolle dhe ato shqiptare kanë dakordësuar mënyrën sesi do të realizohet kthimi i zemrës së të ndjerit Saimir Sula, i cili humbi jetën në një spital spanjoll pasi u shtrua për Covid-19, por kur familja tërhoqi trupin e tij i mungonte zemra. Ministria e Drejtësisë propozoi datën 12 korrik për kryerjen e procedurave të dorëzimit të zemrës në Barcelonë. Nëse autoritete spanjolle do jenë dakort mbetet vetëm marrja e lejeve tranziti nga të gjitha shtetet ku do kalojë automjeti që do të transportojë zemrën e të ndjerit Sula.