Një fitore për sigurinë globale e ka quajtur Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, riatdhesimin e dy grave dhe tre fëmiëjve të mitur nga Siria. Pesë shqiptarët u kthyen oak ditë më parë, ndërsa shpërndau një citat të byrosë kundërterrorizmit ndërkombëtar në departamentin e shtetit. “Shtetet e Bashkuara vlerësojnë Shqipërinë për riatdhesimin e shtetasve të saj nga Siria, dy gra dhe tre fëmijë të kthyer së fundmi, të cilëve u mundësohet një e ardhme me mbështetje për rehabilitim dhe riintegrim. Një fitore për këto familje dhe për sigurinë globale.”, shkruhet në postim.