Ekipet e emergjencave civile dhe trupa të Forcave të Armatosura u rikthyen në zonën pyjore me pisha mes fshatrave Drenie dhe Vlosh të Mallakastrës pas riaktivizimit me intensitet të vatrave të zjarrit mëngjesin e së mërkurës. Terreni i vështirë dhe masivi pyjor i dendur vështirëson punën e zjarrfikësve, teksa nga ajri është ndërhyrë me dy avionë. Në terren ndërkohë janë angazhuar zjarrfikësit e Patosit, Roskovecit, Divjakës dhe Beratit.