Prej dy ditësh tashmë, flakët vijojnë të përpijnë sipërfaqe të mëdha me pyll me pisha në fshatin Ribaj të Mallakastrës. Zjarri, i cili ka nisur që në mëngjesin e ditës së martë, ka avancuar në drejtim të fshatit Lofkënd, duke përfshirë dhjetëra hektarë me pyje dhe bimësi.