Zjarri masiv që përfshiu Krujën dy ditë më parë është reduktuar, por aktivizohet në vatra të vogla. Në njoftimin zyrtar, Ministria e Mbrojtjes thotë se vatrat aktuale nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 2 janë në monitorim. Në Cikallesh, bashkia Kavajë, vijon puna për eliminimin e vatrave të mbetura, por situata nuk paraqitet problematike dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Dajt dhe Priskë e Madhe, situata po mbahet në monitorim dhe nuk raportohet rrezik për banesat. Në Mallakastër, zjarri në zonën Panahor–Ndrenie–Vlosh është aktualisht nën kontroll. Edhe situata në Koilaç–Greshicë/Hekal është vendosur nën kontroll dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara sipas ministrisë.