Remdesivir, një ilaç eksperimental antiviral, ka rezultuar i efektshëm në trajtimin e pacientëve me COVID-19. Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga kreu i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, doktor Anthony Fauci. “Remdesiviri ka një efekt të qartë e të rëndësishëm pozitiv në zvogëlimin e kohës për t’u shëruar”, u tha Fauci gazetarëve në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.