Mazhoranca dhe opozita gjetën gjuhën e përbashkët për hartimin e projektrezolutës për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Para fillimit të seancës, deputetët e Komisionit të Jashtëm patën dakordësi dhe miratuan me konsensus të plotë këtë dokument.