Partia Demokratike kërkon që rezoluta vjetore e miratuar me 483 vota pro në parlamentin europian të jetë pjesë e debatit në Kuvendin e Shqipërisë. Në një shkrese që mban firmën e kryetarit të grupit demokrat, Gazmend Bardhi renditen 20 shqetësimet kryesore të evidentuara në rezolutë dhe i kërkohet kryeparlamentarit Niko Peleshi të mbahet një mocion me debat lidhur me këto problematika.