Fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur shembjen e banesave në njësinë numër 4, në zonën e 5 majit, ku do të zbatohet projekti i rindërtimit. Banorët e kanë kaluar gjithë natën jashtë, në pritje të fadromave të IMT-së dhe forcave të shumta të policisë, të cilët zbarkuan në zonën e 5 majit paraditen e kësaj të mërkure. Brenda pak minutave‘5 maji’ u kthye në vatër revoltash dhe kaosi, ku forcat e policisë u ndeshën me rezistencën e pronarëve të shtëpive, të cilët kundërshtonin prishjen e banesave,