Zyrtarët amerikanë konfirmuan se një grup i krijuar rishtazi për rezistencën e armatosur ndaj talebanëve u regjistrua me Departamentin amerikan të Drejtësisë për të ushtruar aktivitet lobimi politik në Shtetet e Bashkuara. Konfirmimi erdhi pas pretendimeve të Frontit Kombëtar të Rezistencës Anti-Talebane (NRF) se zyra e tij për çështjet ndërkombëtare "ka marrë autorizimin për t'u hapur zyrtarisht" në Amerikë.