Shqipëria ka dënuar me forcë sulmin brutal në shkallë të gjerë me raketa balistike dhe dronë të Risisë ndaj objektivave civile në Ukrainë, ku u godit dhe kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë, duke e vënë jetën e tij në rrezik serioz. Ministri i punëve të Jashtme, Ferit Hoxha e quajti të papranueshme këtë sulm ndërsa ka thirrur për shpjegime dhe ambasadorin rus në Tiranë.