Top News – Rezerva karburanti vetëm për 20 ditë/Ministri energjisë lëshon alarmin, Ukraina në rrezik
16/01/2026 13:42

Ukraina ka rezerva karburanti për rreth 20 ditë, tha Ministri i Energjisë Denys Shmyhal në parlament të premten, duke e përshkruar situatën e përgjithshme energjetike në vend si shumë të vështirë pas një serie sulmesh ruse me dronë dhe raketa ndaj infrastrukturës së energjisë. Shmyhal, i cili mori detyrën në fillim të kësaj jave, tha se situata më sfiduese mbetet në kryeqytetin Kiev, rajonet e Dnipropetrovskut, Kharkivit dhe Odesës, dhe në qytetet pranë vijës së frontit, ku mijëra shtëpi kanë qenë pa energji elektrike dhe pa ngrohje për ditë të tëra në temperatura nën zero. "Në disa qytete dhe rajone, përgatitjet për dimrin kanë dështuar. Gjatë dy ditëve të fundit në detyrë, kam parë se shumë gjëra kanë ngecur", tha ai. "Nuk ka mbetur asnjë termocentral në Ukrainë që armiku nuk e ka sulmuar". Të mërkurën, Presidenti Volodymyr Zelenski shpalli gjendje të jashtëzakonshme në sektorin e energjisë për të kompensuar kohën e humbur dhe për të adresuar problemin e ndërprerjes së furnizimit me energji pas sulmeve të vazhdueshme ruse. Shmyhal, i cili më herët ka shërbyer si kryeministër dhe ministër i mbrojtjes, urdhëroi importe emergjente të energjisë elektrike.

Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
Top News – Valë shpërthimesh në Lindjen e Mesme. Shtetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane
28/02 21:21
Top News- Vuçiç flet për pasoja, e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999
28/02 21:00
Top Channel/ Përshkallëzohet lufta, Irani i kundërpërgjigjet ashpër Izraelit
28/02 20:18
Top News – Trump telefonatë me Netanyahun, diskutojnë për ecurinë e luftës me Iranin
28/02 19:40
Top News – Clinton dëshmon për Epstein. ‘Nuk kisha dijeni për krimet e tij, s’kam gabuar’
28/02 18:45
Top Channel/ Terror në Dubai! Shpërthime me raketa në Palm Jumeirah, Emiratet në gatishmëri
28/02 18:36
Top News – Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit. Rrezik për tregtinë globale të naftës dhe gazit
28/02 18:24
Top News-Udhëheqësi i Iranit në shënjestër, 7 raketa goditën zyrën e tij/ Mediat: Është vrarë
28/02 16:50
Top Channel/ Rrëzohet një avion me para në Bolivi, vdesin 20 persona. Banorët marrin paratë në tokë
28/02 15:21
Top Channel/ Nga BE e Kosova tek Marine Le Pen, mbështetet sulmi ndaj Iranit: Të fitojë populli!
28/02 15:12
Top Channel/ Rama: Me SHBA dhe Izraelin, reagimi për sulmin ndaj Iranit: Gardën iraniane…
28/02 14:58
Top Channel/ “Dorëzohuni ose vdisni”: SHBA sulmon Iranin, Trump: “Do rrëzojmë diktatorët islamikë”!
28/02 14:57
Top Channel/ Tre vite nga tragjedia hekurudhore! Grekët në protestë, nisin trazirat, 80 të arrestuar
28/02 14:45
Top News – Lufta me Iranin ngre më këmbë Europën. Macron kërkon negociata, Starmer mbledh qeverinë
28/02 14:40
Top News- A do futet në luftë BE? Vjen reagimi i parë: Situata në Iran është e rrezikshme
28/02 14:28
Top News – Eliminohet kreu i Gardës Revolucionare. Sulmet në Iran shënjestrojnë udhëheqësit e lartë
28/02 14:05
Top News – Viktima nga shpërthimet e raketave. Mes të vrarëve edhe fëmijë, u godit një shkollë
28/02 14:04
DIGITALB DIGITALB