Top News – Revolverë për liderët e NATO-s / Erdogan shokon pas samitit, ‘enigma’ e dhuratës
09/07/2026 15:07

Kryeministri i Belgjikës u habit kur u kthye në shtëpi nga samiti i NATO-s të mërkurën në Turqi, për të zbuluar se kishte një pistoletë dhe municione në bagazhin e tij. Pasi udhëheqësit e NATO-s u mblodhën për samitin e trazuar të së mërkurës në Ankara, mikpritësi i tyre, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i dha secilit nga një dhuratë të pazakontë lamtumire: një revolver të vjetër, së bashku me fishekë të vërtetë cka tregonte se nuk ishte vetëm për shoë. Erdogan donte ndoshta të reklamonte industrinë mbrojtëse të Turqisë, e cila është bërë një mjet kyç i eksportit dhe politikës së jashtme. Imazhet e ndara nga zyra e Presidentit lituanez Gitanas Nauseda treguan atë që dukej të ishte Gumusay 357 Magnum, një armë e rrallë me gjashtë fishekë e prodhuar nga prodhuesi turk i armëve MKE në vitet 1990. Arma ishte vendosur në një kuti prej druri të dekoruar me flamurin e Turqisë dhe logon e NATO-s. Zëdhënësi i kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez tha se të gjithë udhëheqësve u ishte dhënë i njëjti model, në të cilin ishin gdhendur emrat e tyre. Kryeministri belg, Bart De Ëever, ia dorëzoi dhuratën e tij policisë së aeroportit të Brukselit, për ta siguruar në një kasafortë. Një ndihmës i presidentit polak Karol Naërocki tha se revolveri i tij po priste zhdoganimin në Aeroportin e Varshavës dhe do të mbahej në një vend të përshtatshëm "në mënyrë që të jetë i sigurt dhe i respektuar si dhuratë". "Sigurisht që askush nuk do të qëllojë me të", shtoi ai. Zyrat e kryeministrave holandezë dhe suedezë thanë se revolverët e tyre ishin çuar në ambasadat përkatëse në Ankara në pritje të plotësimit të dokumentacionit për udhëtim. Arma që iu dha Keir Starmer shoqërohej ndërkohë me një komplet pastrimi dhe 500 fishekë. Revolveri i kryeministres italiane Giorgia Meloni po ruhet tashmë në selinë e qeverisë, në Palazzo Chigi, së bashku me dhurata të tjera shtetërore. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, kishte ndërmend t’ia dhuronte armën e saj një muzeu ushtarak.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55