Australia do të heqë monarkun britanik nga kartmonedhat e saj, për të zëvendësuar imazhin e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth, në kartmonedhën pesë dollarëshe me një dizajn në nder të kulturës indigjene. Banka qendrore e vendit është ajo që ka marrë vendimin për të lënë pasuesin e mbretëreshës, mbretin Charles III, jashtë kartmonedhës pesë dollareshe, cka do të thotë se asnjë monark nuk do të mbetet më në paratë e letrës së australisë.