Studentët e universitetit shtetëor në Serbi kanë protestuar jashtë gjykatës së lartë të vendit të dielën duke ndezur në mënyrë simbolike dritat e telefonave celularë dhe mbajtur 15 minuta heshtje në nderim të viktimave nga shembja e një stacioni treni në Novi Sad në muajin nëntor. Studentët kanë bllokuar mësimet për javë të tëra pasi kërkojnë daljen para drejtësisë të personave, të cilët i bëjnë përgjegjëse për fatkeqësinë, raporton Reuters. Ata fajësojnë Partinë Progresiste Serbe në pushtet të Presidentit korrupsion dhe nepotizëm, akuza që presidenti serb dhe partia që ai drejton i kanë mohuar akuzat.