Administrata Trump po përgatitet të revokojë vizat turistike dhe të biznesit për rreth 200 mijë të huaj që kanë aplikuar për të kërkuar azil në Shtetet e Bashkuara. Nëse kjo ndodh, ky do të ishte revokimi më i madh i vizave në historinë e SHBA-së dhe ka të ngjarë të përballet me sfida ligjore. Sipas Associated Press, Departamenti i Shtetit pritet të njoftojë në javët në vijim revokimin e të ashtuquajturave viza B1 dhe B2 të lëshuara gjatë viteve 2016 dhe 2026, mbajtësit e të cilave kanë kërkuar azil.