Shqipëria është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu, që në disa zona kanë shkaktuar përmbytje dhe probleme në transportin rrugor. Më problematike situata ishte në qytetin e Durrësit. Mjaftuan pak minuta shi, që rrugët e qytetit bregdetar të shndërroheshin në lumenj.