Kanë mjaftuar disa minura rrebesh shiu, që qyteti i Durrësit të zhhytet nën ujë, teksa rrugë të tëra janë përmbytur e disa prej tyre janë bërë të pakalueshme. Situata është e rënduar në disa lagje të qytetit bregdetar, por edhe në periferi, si Shkozet, ish-kënetë dhe disa rrugë dytësore të zonës së plazhit.