Në një orë e 30 minuta fjalim publik, kryeministri Edi Rama nuk dha asnjë detaj për ndryshimet në kabinet qeveritar, megjithëse nënvizoi se pjekuria politike udhëheqëse e Partisë Socialiste po sprovohet dhe se shumica qeverisëse ndodhej në një udhëkryq. Vetëm pasi dritat e kamerave u fikën, shefi i ekzekutivit ndryshoi gjysmën e qeverisë së tij.