Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë sjellë një përmirësim të ndjeshëm të rezervave hidrike në kaskadën e Drinit, duke ndryshuar ndjeshëm situatën e krijuar nga thatësira e zgjatur. Veçanërisht në Hidrocentralin e Fierzës, prurjet kanë qenë mjaft të larta. Gjatë 24 orëve të fundit, në liqenin e Kukësit janë matur rreth 900 metra kub ujë për sekondë, çka ka mundësuar një akumulim të shpejtë të ujit në rezervuarin më të madh hidroenergjetik të vendit.