Edhe pse në pranverë, reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore të qarkut të Kukësit. Trashësia shkoi në disa centimetra, ndërsa u përfshinë nga reshjet fshatrat Shishtavec, Turaj dhe Novosej. Temperaturat pësuan një rënie të ndjeshme, ndërsa sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për probleme në qarkullimin e mjeteve. Rrugët kryesore mbeten të kalueshme, ndërsa strukturat përkatëse janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast se reshjet vijojnë me intensitet më të lartë.