Top News – Republika Çeke dhe Rusia/ Numër të njëjtë diplomatësh në ambasada
23/04/2021 13:04

Cekia dhe rusia do të kenë numër të njëjtë diplomatësh në ambasadat e tyre. Kështu ka deklaruar ministri i jashtëm cek. Përplasjet mes Cekisë dhe Rusisë nisën pasi Praga dëboi 18 diplomatë rusë që i identifikoi si spiunë. Si kundërpërgjigje rusia dëboi 20 diplomatë të republikës ceke. Ministri i Jashtëm çek Jakub Kulhanek tha se Republika Çeke dhe Rusia do të kenë numër të njëjtë diplomatësh në ambasadat e tyre, ndërkohë që rriten tensionet për rolin e dyshuar të Rusisë në shpërthimin vdekjeprurës në një depo armësh më 2014, në tokën çeke. “Ambasadat e Republikës Çeke dhe Rusisë duhet të kenë nga shtatë diplomatë dhe 25 anëtarë të stafit administrativ dhe teknik”, ka thënë Kulhanek, në një intervistë për të përditshmen çeke Blesk. Sqarimi i tij ka ardhur një ditë pasi ai ka thënë se Rusisë nuk do t’i mundësohet të ketë më shumë diplomatë në Pragë sesa ka çekë në ambasadën në Moskë. Mospajtimet kanë nisur më 17 prill, kur Praga ka dëbuar 18 pjesëtarë të stafit rus, të cilët i ka identifikuar si spiunë. Çekët kanë thënë se dy zyrtarë të inteligjencës ruse, të akuzuar për helmim të një agjenti në Britani më 2018, kanë qenë po ashtu mbrapa shpërthimit në një depo municioni më 2014, që ka lënë të vdekur dy persona. Rusia ka hedhur poshtë akuzat çeke më 18 prill, duke dëbuar 20 pjesëtarë çekë të ambasadës, në shenjë hakmarrjeje. Më 22 prill, Moska ka injoruar një ultimatum të vënë nga Çekia, për t’iu mundësuar dipomatëve kthimin në punë. Moska e ka konsideruar këtë ultimatum, “të papranueshëm”. “Ne do ta zvogëlojmë numrin e diplomatëve në ambasadën ruse në Pragë, për të barazuar numrin me stafin tonë në Moskë”, ka thënë Kulhanek më 22 prill, pas kalimit të afatit të fundit, duke thënë se Rusia ka kohë deri në fund të majit për të kthyer në Rusi stafin e vet.

Top Channel/ Meta përballet me gjobën prej 805 milionë eurosh, në shënjestër fotografitë private
15/11 23:13
Top Channel/ Kaos në Evropë nga kërcënimet me bomba, alarmohen aeroportet dhe mijëra shkolla
15/11 23:10
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/Dënim me varje për sulmin në kishë. Gjykata në Jordani jep verdiktin për 3 sulmuesit
15/11 22:39
Top News-Tragjedia ku humbën jetën dy zjarrfikës, akuza të rënda ndaj nënës dhe dy vajzave të mitura
15/11 22:30
Top Channel/ Moska i bën presion Europës. “Do përdoret forca nëse nuk arrihet marrëveshje”
15/11 22:11
Top Channel/ Estonia mbyll kufirin me Rusinë. Përshkallëzohen tensionet në Baltik
15/11 22:08
Top News- Gjobë rekord ndaj Meta-s, Italia kërkon 805 milionë euro për shkeljen e privatësisë
15/11 22:00
Top News-“Thesari i fshehtë” i korrupsionit në Hungari, 17.7 mln euro zbulohen të groposura nën tokë
15/11 21:41
Top News- Skandali i Nvidia trondit administratën Trump, rritet presioni për dorëheqjen e ministrit
15/11 21:30
Top News- Trump drejt Azisë pas humbjeve zgjedhore, synon takim historik me Xi Jinping dhe Putin
15/11 20:30
Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09