Pas koncertit të saj në Basel, nga Zvicra Tayna i ka dhënë një lajm të mirë fansave të saj. Pritjes së tyre për një videoklip të ri nga reperja kosovare duket se po i vjen fundi. Përmes një fotoje të publikuar ditën e diel në Instagram, Tayna ka lajmëruar një projekt të ri muzikor. Këngëtarja shfaqet me paruke ngjyrë pink e ulur në një karrige në mes të një pylli, dhe e veshur me një kostum tepër seksi që i ekspozon shpinën.