Top News- Rënia e ‘xhevahirit të Putinit’/Pse Rusia do hakmerret për urën e Krimesë
09/10/2022 09:20

Projekti i urës së Kerçit në gadishullin e pushtuar të Krimesë ishte xhevahiri në kurorën e projekteve infrastrukturore të Vladimir Putinit, i përshkruar në mediat ruse si “ndërtesa e shekullit”. Kur presidenti rus inaguroi urën më 15 maj 2018, duke drejtuar një kamion portokalli nëpër urë, ai u mburr me rëndësinë e saj.