Incidenti që ndodhi në një pallat në rrugën Teodor Keko në Tiranë, ku dy persona mbetën të lënduar për shkak të shkëputjes së një ashensori, solli reagimin e Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut. Një ditë pas ngjarjes, insepktoriati sqaron se ka kryer procedurat paraprake për të verifikuar problemin teknik që kishte ashensori, i cili la të plagosur dy persona, përkatësisht të moshave 55 dhe 56 vjec.